Barça – Real Sociedad, pesë gola brenda pjesës së parë (VIDEO)

21:37 | 15 Prill 2017
Arbresh Info

Takimi i xhiros së 32 në La Liga ndërmjet Barcelonës dhe Real Sociedad ka sjell pesë gola vetëm gjatë pjesës së parë.

Lionel Messi dërgoi në epërsi gjigantin katalunas në minutën e 17 me një super gol, por pas 20 minuta reprezentuesi argjentinas shënoi sërish ndaj portierit Geronimo Rulli, shkruan portali arbresh.info.

Rezultati u ngushtua nga Samuel Umtiti, i cili shënoi autogol në minutën e 42′ të ndeshjes, por vetëm dy minuta më vonë Parco Alcacer shënoi për 3 me 1 pas asistmit nga Messi.

Megjithatë, gjatë minutave shtesë pas 45 minutave lojë, Real Sociedad shënoi përmes Xabi Prieto (47′) duke ngushtuar sërish avantazhin e “Blaugranëve”./arbresh.info

https://streamable.com/rb7gy

Të ngjashme