Barcelona është duke vëzhguar situatën e Marcus Rashfordit në Manchester United.
Mundo Deportivo thotë se United synon të mbajë në skuadër sulmuesin, por Barcelona mund t’i testojë ata duke shtruar një ofertë për reprezentuesin e Anglisë, transmeton portali arbresh.info.
Klubi katalunas mësohet se beson se mund të shfrytëzojë në avantazh dështimin e Rashfordit për të nënshkruar vazhdimin e kontratës në Od Trafford në mënyrë për të sjellë atë në Camp Nou për 100 milionë funta.
Barcelona, e cila luan kundër United në takimin e parë në kuadër të gjysmëfinales në Ligë të Kampionëve më 10 prill, thuhet se tashmë është është e gatshme për të shtruar një ofertë për sulmuesin e Anglisë, i cili do të mbetet pa kontratë në vitin 2020.
United është duke vazhduar të zhvillojë bisedime me Rashfordin dhe reprezentuesit e tij rreth një marrëveshje të re afatgjate që do t’i dyfishonte pagën e tij aktuale prej 150 mijë eurove./arbresh.info/
Atentati në Vlorë, i plagosuri në gjendje të rëndë shëndetës...
Modric hynë në histori të Real Madridit, bëhet lojtari më i ...
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë