Google ADS

Barça përforcon kreun, shkëlqen Paco Alcacer

22:36 | 4 Nëntor 2017
Arbresh Info

“Blaugranët” kanë fituar ndeshjen më interesante të xhiros së njëmbëdhjetë në La Liga të zhvilluar mbrëmjen e së shtunës.

Barcelona siguroi edhe tri pikë në takimin si nikoqir kundër Sevillas në Camp Nou që përfundoi me rezultat 2 me 1 në favor të gjigantit katalunas, shkruan portali arbresh.info.

Skuadra e Ernesto Valverdes ka vazhduar me formë të mirë në kampionatin spanjoll duke lënë pas baraziminn ndaj kampionit grek Olympiakos në Ligë të Kampionëve mbrëmjen e së martës.

Sulmuesi spanjoll Paco Alcacer ka shkëlqyer mbrëmjen e sotme duke shënuar dy gola (23′) (65′) për gjigantin katalunas. Nikoqirët shënuan golin e vetëm përmes Guido Pizarros që realizoi gol të bukur me kokë në minutën e 59′ pas asistimit nga Ever Banega.

Lionel Messi, i cili bëri paraqitjen e tij të 600-të për Barcelonën, nuk gjeti portën ndaj skuadrës së tij të preferuar.

Barcelona tani ka 31 pikë në krye të tabelës, katër më shumë se Valencia në pozitën e dytë dhe 11 më shumë se Real Madridi para ndeshjes së tyre ndaj Las Palmas të dielën.

Sevilla mbetet në pozitën e pestë me 19 pikë, një më pak se ‘Los Blancos’ në pozitën e katërt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme