Barça pas yllit të Juves pas dështimit në transferimin e Griezmann

12:28 | 19 Qershor 2018
Arbresh Info

Barcelona ka bërë një kontakt me reprezentuesit e Miralem Pjanic rreth një marrëveshje të mundshme për transferim në Camp Nou.

Gjigantit katalunas i janë prishur planet e tyre për këtë verë nga vendimi i superyllit Antoine Griezmann për të vazhduar qëndrimin te Atletico Madridi, transmeton portali arbresh.info.Si rezultat i kësaj, kampioni spanjoll është dashur të përdorë planin B dhe ka kthyer fokusin e tyre në bindjen e 28-vjeçarit boshnjak për kalim te Juventusi.

Bazuar në ‘Mundo Deportivo’, Barcelona kontaktoi Pjanicin para përfundimit të sezonit dhe tani duhet të shikojnë nëse mund të përballen me vlerën e lojtarit të përcaktuar nga klubi në Serie A.

Prezantimi i Eric Abidalit si drejtor sportiv në klub nuk e ka zbutur interesimin e klubit në mesfushorin, i cili ka bërë 44 paraqitje brenda të gjitha kompeticioneve te Zonja e Vjetër sezonin e kaluar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme