Barcelona ka paraqitur një ofertë të re prej 160 milionë euro te Liverpooli për mesfushorin kreativ, Philippe Coutinho.
Sipas një raporti nga ‘The Times’, reprezentuesi brazilian iu ka thënë zyrtarëve në Anfield se nuk ka ndërmend të vazhdojë të luaj për klubin dhe se atij duhet t’i lejohet që të finalizojë marrëveshjen, transmeton portali arbresh.info.
Shifra e transferimit është 120 milionë euro, ndërsa 40 milionë të tjera janë bonuse që varen edhe nga performancat e tij.
Një marrëveshje e tillë mund të bëjë që 25-vjeçari të thyej rekord te “Blaugranët” pasi kalon tarifën e transferimit prej 105 milionë që ata paguan për nënshkrimin me Ousmane Dembelen nga Borussia Dortmundi këtë verë.
Kjo do e bënte atë gjithashtu lojtarin e dytë më të paguar në botë, prapa Neymarit, i cili u largua nga Camp Nou për 222 milionë euro./arbresh.info/
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...