Barcelona ka bërë një ofertë të freskët për mbrojtësin e Palmeiras, Yerry Mina, për të siguruar transferimin e tij.
Drejtori sportiv i Palmeiras, Alexandre Mattos ka konfirmuar që kanë pranuar një ofertë të freskët nga gjiganti katalunas për reprezentuesin kolumbian, transmeton portali arbresh.info.
“Barcelona ka bërë një tjetër ofertë për Minan, por ne nuk dëshirojmë që ai të largohet nga klubi”, ka thënë Mattos për ‘El Mundo Deportivo’.
“Ne do të presim që delegacioni i tyre të arrijë në Sao Paulo për të diskutuar situatën tuje, por vetëm nëse ne jemi të kënaqur me ofertën e re, ne do të lejojmë atë të transferohet. Përndryshe, ai do të vazhdojë të jetë një lojtar i Palmeiras”
Mina u transferua në Palmeiras nga Sante Fee vitin e kaluar dhe fitoi ligën e Brazilit në sezonin e tij të parë.
Ai ka bërë gjithashtu nëntë paraqitje për Kolumbinë duke shënuar tri gola./arbresh.info/
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...