Barça nuk jep asnjë euro për transferimin e Neymar

23:17 | 10 Gusht 2019
Arbresh Info

Barcelona do të nënshkruaj me sulmuesin Neymar vetëm nëse Paris Saint Germaini është i gatshëm për të pranuar marrëveshje me shkëmbim lojtarësh.

Në Barcelonë ata janë ende të interesuar për nënshkrimin me brazilianin, por ata janë gjithashtu të qartë se nuk do të bëjnë çmenduri në aspektin ekonomik, transmeton portali arbresh.info.

Të paktën kështu thuhet thonë burimet në negociata nga Marca duke theksuar realitetin e llogarisë së klubit.

Megjithatë, klubi është gjithashtu i bindur se Neymar do të qëndrojë në Paris Saint Germain. Por, në çdo hap duket se reprezentuesi brazilian do të përfundoj në Real Madrid.

Sidoqoftë, kjo mundësi nuk është duke penguar aspak Barcelonën.

Ata interpretojnë mesazhin e fundit nga Leonardo si shpjegim të situatës së sulmuesit sesa një lëvizje të pashmangshme te Real Madridi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme