Google ADS

Barça nuk e ka ndërmend të paguajë 30 milionë euro për Adama Traoren

18:15 | 22 Mars 2022
KRG

Sipas lajmeve të publikuara këtë të martë nga e përditshmja sportive spanjolle Sport, Barcelona nuk ka ndërmend të paguajë 30 milionë eurot e paracaktuara në kontratën e huazimit të sulmuesit Adama Traore.

Kjo nuk do të thotë se Blaugranët nuk synojnë ta mbajnë sulmuesin në skuadër, por ata duan të negociojnë metoda alternative pagese, si përfshirja e sulmuesit portugez Francisco Trincao ose mesfushorit spanjoll Riqui Puig, në mënyrë që të ulin shumën për pagesë te klubi anglez, Wolverhampton.

Metoda tjetër është që Adama Traore të nënshkruajë një kontratë të re me ‘Ujqërit’ dhe për t’u huazuar pastaj sërish në klubin e Xavit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme