Kandidati për president të Barcelonës, Victor Font, ka thënë për Goal se nuk do t’ i përsëritë gabimet e njëjta sikurse kandidatët tjerë duke bërë premtime të paarritshme për transferime.Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland, është lidhur së fundmi me një kalim në Camp Nou, megjithëse klubi nuk ka fonde për një transferim të tillë.
Për këtë arsye, Font nuk dëshiron të jap shpresa të rrejshme dhe e ka kujtuar vitin 2003, kur Joan Laporta (që është sërish kandidat) kishte premtuar se do ta transferonte David Beckhamin nga Manchester Unitedi, derisa më pas mesfushori anglez nënshkroi për rivalin Real Madrid.
“Është koha e fushatës, prandaj është normale të dëgjojmë emra të popullarizuar, mirëpo tifozët janë të mençur dhe e dinë për herë të parë në histori se nuk ka të bëjë me premtimin e një emri mahnitës, siç ndodhi me Beckham në vitin 2003”, ka thënë ai.
Një tjetër emër që lidhet me rikthimin në Camp Nou është sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Neymar.
Font thotë se është një fans i madh i brazilianit, por nuk mendon se ai mund të kthehet në Kataluni.
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...