Barcelona është në prag të marrëveshjes me Gremion rreth transferimit të Arthur Melos.
Gazeta katalunase ‘Sport’ raporton që pas një numri të madh negociatash, një marrëveshje ishte afër finalizimit mëngjesin e kaluar ndërmjet dy klubeve, transmeton portali arbresh.info.
Drejtorët e Barcelonës, Andre Cury dhe Robert Fernandez ishin në Porto Alegre këtë javë dhe kanë shtruar ofertën e tyre te klubi brazilian.
Klauzola e blerjes së Arthurit është 50 milionë euro, por oferta nga Barcelona është 30 milionë euro plus 10 milionë euro bonuse, gjë që ka impresionuar Gremion. Bordi i tyre është takuar këtë pasdite dhe janë duke shqyrtuar ofertën.
Dy klubet pritet të finalizojnë negociatat së shpejti dhe njoftimi pritet të bëhet vonë këtë javë./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...