Barcelona është kualifikuar me sukses në finale të Kupës së Mbretit.
Gjiganti katalunas mposhti në Bernabeu skuadrën e Real Madridi me një rezultat të thellë 3 me 0 në takimin kthyes në kuadër të gjysmëfinales për të vazhduar tutje me rezultat të përgjithshëm 1 me 4, shkruan portali arbresh.info.
El Clasico e zhvilluar mbrëmjen e sotme (e mërkurë) filloi me një intensitet të madh dhe ‘Los Blancos’ kishin një numër të madh shansesh gjatë fraksionit të parë.
Talenti i ri Vinicius Jr humbi dy raste konkrete brenda dy minutave (35′, 37′), gjë që edhe i kushtoi më vonë skuadrën nën udhëheqjen e trajnerit Santiago Solari.
Ndryshe nga pjesa e parë, Barcelona u tregua shumë më e mirë në fraksionin e dytë të ndeshjes dhe arriti të zhbllokojë shifrat duke shënuar për 1 me 0 në minutën e 50′ me anë të sulmuesit Luis Suarez.
Derisa kishin mbetur vetëm gjysmë ore lojë në Bernabeu, gjiganti katalunas dyfishoi shifrat në një kundërsulm të shpejtë ku Raphael Varane realizoi autogol për 2 me 0 në përpjekje për të larguar topin nga Dembele drejtë Suarezit.
Tre minuta më vonë, Barcelona siguroi edhe një penalti pas ndërhyrjes së palejuar në zonë të rreptësisë nga Casemiro ndaj Suarezit, i cili me “panenka” tronditi sërish portierin Keylor Navas dhe të gjithë të pranishmit për të shënuar për 3 me 0.
Rivali në finale i Barcelonës do të jetë fituesi i ndeshjes Valencia – Real Betis./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...