Barça në bisedime “sekrete” me yllin e Man Utd, të “fiksuar” në transferimin e tij

17:05 | 24 Gusht 2018
Arbresh Info

Drejtorët e Barcelonës thuhet se kanë zhvilluar bisedime para se të vendosin që të lansojnë një ofertë për transferimin e mesfushorit të Manchester United, Paul Pogbas, brenda shtatë ditëve të ardhshme.

Presidenti i gjigantit katalunas, Josep Bartomeu është përshkruar si “i fiksuar” në nënshkrimin me Pogban pasi ka zhvilluar një takim “sekret” me të, transmeton portali arbresh.info.

Barcelona nuk do të ketë shumë kohë që të arrijë marrëveshje me Pogban derisa fundi i afatit kalimtar për klubet e La Ligas është javën e ardhshme, por ‘Don Balon’ pretendon se lojtari dëshiron të largohet nga klubi në Old Trafford dhe udhëheqja e Jose Mourinhos.

Fillimi ka qenë mjaftë i shtirë për United pas disfatës javën e kaluar ndaj Brightonit dhe Pogba ende nuk e ka gjetur formë e tij më të mirë te “Djajtë e Kuq”.

25-vjeçari shfaqi se çfarë mund të bëjë kur është pak më i mirë pasi shkëlqeu në rolin e tij te Franca që fitoi Kampionatin Botëror këtë verë.

Atij nuk i është dhënë besimi i njëjtë nga Mourinho në United, prandaj është pak befasuese të shohësh që lojtari kërkon largimin, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, pasi afati kalimtar është i mbyllur tashmë për klubet angleze, duket jashtëzakonisht e vështirë që United të lejoj Pogban të largohet tani dhe ata duhet të presin të paktën deri në janar për të zëvendësuar atë.

Edhe pse Manchester United ka yjet si Fred, Nemanja Matic, Marouane Fellaini, Ander Herrera dhe Andreas Pereira si opsione në mesfushë, kjo sigurisht do të ishte një rrezik i madh për tu marrë, madje edhe pse është e qartë që gjërat mes tyre dhe lojtarit nuk kanë shkuar mirë deri tani.

Sidoqoftë, Barcelona mund të jetë mjaftë bindëse kur ata duan të jenë të tillë dhe janë të njohur tashmë për nënshkrimin e lojtarëve më të mirë madje edhe nga klubet më të mëdha të Premierë Ligës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme