Google ADS

Barça mohon raportet se ka paguar klauzolën e Griezmann

23:37 | 11 Korrik 2019
Arbresh Info

Mbrëmjen e sotme (e enjte), L’Equipe publikoi një raport duke pretenduar se Barcelona ka paguar klauzolën e blerjes së sulmuesit Antoine Griezmann.

Gazeta franceze shkruante se gjiganti katalunas kishte paguar shumën prej 120 milionë euro te rivali në La Liga, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, gazeta spanjolle SPORT tani raporton se nuk qëndrojnë gjërat kështu.

Bazuar në SPORT, burime të afërta me kampionin e Spanjës kanë mohuar raportin e publikuar nga L’Equipe.

Barcelona është ende duke punuar në marrëveshjen me Griezmann, të cilën ata shpresojnë ta prezantojnë së shpejti.

https://twitter.com/mundodeportivo/status/1149377416525209600

Mundo Deportivo nga ana tjetër përkrah raportin nga SPORT duke pretenduar se Barcelona ende nuk ka paguar klauzolën e blerjes së tij./arbresh.info/

https://twitter.com/lequipe/status/1149369813019561985

Të ngjashme