Në këtë ndeshje, trajneri i katalunasve, Ernesto Valverde, nuk do mund të llogarisë në tetë lojtarë, si pasojë e problemeve me lëndimet.
E gjymtuar është faza e mbrojtjes, në të cilën mungojnë Thomas Vermaelen, Samuel Umtiti e Sergi Roberto, shkruan lajmi.net.
Gjithashtu, mungesa të mëdha janë edhe Luis Suarez e Arthur Melo, shtuar këtu edhe emrat e Rafinha, Samper e Cillessen.
Por, si mund të jetë formacioni i Valverdes në këtë ndeshje mjaft të vështirë?
Në portë padyshim se do të jetë Ter Stegen. Në fazën e mbrojtjes, në mungesë të opsioneve tjera pritet që të startojnë Semedo, Pique, Lenglet dhe Jordi Alba.
Mesfusha pritet të përbehet nga Busquets, Rakitic dhe Arthuro Vidal, i cili në mungesë të Arthur e Rafinha pritet të jetë zgjedhja e parë.
Sulmi, në mungesë të Suarez pritet ta gjejë Dembelen në krahun e djathtë, Messin në qendër dhe Coutinhon në krahun e majtë.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...