Barça mbetet me dhjetë lojtarë në fushë ndaj Olympiacos

21:33 | 18 Tetor 2017
Arbresh Info

Barcelona ka mbetur me vetëm dhjetë lojtarë në fushë në ndeshjen si nikoqir ndaj Olympiacos.

Gerard Pique është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 43′ të pjesës së parë pasi futi topin me dorë në rrjetën e kundërshtarit, shkruan portali arbresh.info.

Gjiganti katalunas është duke udhëhequr me rezultat 1 me 0 në Camp Nou.

Takimi ndërmjet dy skuadrave është duke u zhvilluar në kuadër të xhiros së tretë në Grupin D të UEFA Ligës së Kampionëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme