Barça kontakton Angel Di Marian

14:28 | 16 Mars 2017
Arbresh Info

Sipas raporteve në Francë, Barcelona ka kontaktuar Angel Di Marian rreth një transferimi të mundshëm gjatë verës.

Reprezentuesi argjentinas ka dështuar për të arritur sërish formën e tij të jashtëzakonshme nga La Liga qysh pas largimit nga Real Madridi në verën e vitit 2014, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, ai ka shfaqur talentin e tij në Paris Saint Germain, kryesisht në fitoren 4 me 0 ndaj Barcelonës ku shënoi dy gola.

Performanca e tij duket se ka ngjallur interesim tek klubi në ‘Camp Nou’ dhe gazeta franceze ‘Le 10 Sport’ raporton që përfaqësuesit e Di Marias janë kontaktuar tashmë nga gjiganti spanjoll për transferimin e anësorit.

Angel Di Maria nuk do të ishte futbollisti i parë që ka luajtur në Real Madridit dhe që i bashkohet skuadrës katalunase. Luis Figo u bë figura e urryer e të gjithëve së pari me transferimin rekord në Barcelonë gjatë vitit 2000./arbresh.info

Të ngjashme