Google ADS

Barça kontaktoi PSG-në rreth Marco Verrattit

16:54 | 17 Qershor 2017
Arbresh Info

Barcelona ka kontaktuar skuadrën franceze Paris Saint Germain të premten rreth transferimit të Marco Verrattit.

Sipas një raporti nga ‘Gazzetta dello Sport’ këtë të shtunë, gjiganti katalunas ka kontaktuar PSG-së për të nisur negociatat rreth transferimit të mesfushorit, transmeton portali arbresh.info.

Bazuar në gazetën e lartpërmendur italiane, reprezentuesit e Barcelonës kanë kontaktuar drejtorin sportiv të PSG-së, Antero Henriquen, të pretën me qëllimin për të arritur një marrëveshje rreth mesfushorit këtë verë.

Lexo edhe: Agjenti i Cristiano Ronaldos në bisedime sekrete me gjigantin evropian

Megjithatë, përgjigjja e Henriques ishte e thjeshtë dhe e qartë që Barcelona duhet të punojë shumë në prapavijë për të arritur nënshkrimin me reprezentuesin e Italisë, i cili aktualisht sipas PSG-së nuk është në shitje.

“Më 4 korrik Verratti do të kthehet te PSG sepse presidenti Khelaifi ka vendosur për të mos shitur atë”, i ka thënë një burim gazetës italiane nga klubi francez.

Ky është reagimi i parë i Paris Saint Germain dhe është normal kur një klub nuk dëshiron të shes një lojtar. Nga tani, Barcelona duhet të punojë shumë për të bindur skuadrën në Liga 1 që të shes atë nëse vërtetë janë të interesuar për të siguruar transferimin e tij./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme