Barça kërkon përforcime, Alexander-Arnold në listën e Xavit

13:50 | 20 Prill 2023
K.B

La Liga spanjolle duket se do të jetë e ardhmja e futbollistit të Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold.

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez tashmë është duke menduar për përforcime të kësaj verë.

Sipas ‘Fichajes, Barcelona është e prirur të transferojë mbrojtësin e djathtë të Liverpool-it, Trent Alexander-Arnold.

Arnold duket se në fund të këtij sezoni, do të largohet nga ‘Anfield’. Katalonasit shpresojnë që lojtari do të largohet nga Liverpool-i në mënyrë që ata të transferojnë mbrojtësin e djathtë në ‘Camp Nou’./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme