Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta është i vendosur për largim nga Camp Nou dhe pritet të finalizojë transferimin në Super Ligë të Kinës me përfundimin e sezonit 2017/18.
Fituesi i Kampionatit Botëror me Spanjën ka nënshkruar kontratë “jetësore” me klubin katalunas tetorin e kaluar, marrëveshja e cila pritej ta mbaj atë në Barcelonë për të gjithë karrierën e tij, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, gjërat nuk kanë shkuar sipas planit, si për skuadrën spanjolle ashtu edhe për legjendën e tyre.
Bazuar në një raport nga ‘La Gazzetta dello Sport’, Luis Alberto pritet të mbush vendimin e lënë nga Iniesta para largimit të mundshëm të tij gjatë merkatos verore.
25-vjeçari, i cili është produkt i akademisë së Sevillas, aktualisht është pjesë e skuadrës italiane – Lazio./arbresh.info/
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...