Barcelona ka arritur t’i shmanget befasisë pasditen e sotme (e shtunë) në përballjen kundër skuadrës në fund të tabelës.
Gjiganti katalunas shkoi në pushime me një disavantazh prej 0 me 1 në takimin e zhvilluar kundër Leganes në kuadër të xhiros së 14-të në La Liga, shkruan portali arbresh.info.
Sidoqoftë, Luis Suarez dhe Arutro Vidal arritën të përmbysin gjithçka në stadiumin Municipal de Buatarque me dy golat e shënuara në pjesën e dytë.
Suarez dërgoi topin në rrjetë pas një asistimi të bukur nga Messi nga gjuajtja e lirën (53′), ndërsa Vidal shënoi në minutën e 80′ pas një rivënie këndore.
Goli më i bukur i ndeshjes ishte i nikoqirëve nga Youssef En-Nesyri që me një super goditje mposhti portierin Ter Stegen.
Barcelona tani ka 28 pikë në krye të tabelës – tri më shumë se Real Madridi me një ndeshje më pak, ndërsa Leganes vazhdon qëndrimin në fund të tabelës me vetëm gjashtë pikë të grumbulluara deri tani./arbresh.info/
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...