Barça i kthehet fitoreve, tri pikë të plota ndaj Villarreal

22:51 | 24 Shtator 2019
Arbresh Info

Barcelona ka lënë pas disfatën e tmerrshme 2 me 0 ndaj Granadas duke siguruar tri pikë të plota sonte (e martë) kundër Villarrealit.

Gjiganti katalunas ka fituar me rezultat 2 me 1 në ndeshjen si nikoqir në Camp Nou kundër Villarrealit në kuadër të xhiros së gjashtë në La Liga, shkruan portali arbresh.info.

Griezmann zhbllokoi shifrat qysh në minutën e 6′ duke shënuar me kokë për 1 me 0 pas asistimit nga Lionel Messi, i cili u detyrua të largohet nga fusha me përfundimin e pjesës së parë si pasojë e dhimbjes në kofshë.

Arthur Melo dyfishoi epërsinë në minutën e 15′ me një supergol prej 30 metrave për 2 me 0 para se Santi Cazorla të ngushtonte disavantazhin duke shënuar ngjashëm si braziliani larg nga distanca për 2 me 1.

Barcelona me dhjetë pikë tani gjendet në pozitën e katërt – një më pak se lideri i tabelës, ndërsa Villarreali gjendet në pozitën e tetë me tetë pikë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme