Barcelona raportohet të jetë përgatitur për të rivalizuar Bayern Munichun për shërbimet e Mauricio Pochettinos.
Argjentinasi tani është një agjent i lirë pas shkarkimit nga Tottenham Hotspuri mbrëmjen e së martës pas problemeve të skuadrës londineze me rezultate gjatë edicionit 2019/20, transmeton portali arbresh.info.
Bayerni mendohet të jetë duke kërkuar emërimin e Pochettinos si një zëvendësues afatgjatë të Niko Kovac, i cili u zëvendësua në formë të përkohshme nga Hansi Flick.
Megjithatë, bazuar në një raport nga The Sun, Barcelona është e gatshme për të siguruar shërbimet e argjentinasit derisa spekulimet rreth të ardhmes së trajnerit aktual Ernesto Valverde vazhdojnë të rriten.
Valverdes do t’i përfundoj kontrata në Camp Nou në fund të sezonit aktual, por ekziston një ndjenjë se të dy palët mund të kërkojnë ndryshime para sezonit 2020-21.
Pochettino ishte pesë e Espanyolit si një lojtar para se të nis menaxhimin nga viti 2009 deri në vitin 2012 kur edhe kaloi te Southamptoni.
Manchester United besohet të jetë duke vëzhguar gjithashtu zhvillimet pavarësisht përmirësimit të skuadrës së fundmi nën menaxhimin e Ole Gunnar Solskjaer./arbresh.info/
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...
Sa mjaltë në ditë mjafton për imunitet të mirë?