Ronald Koeman nuk do të jetë në stolin e Barcelonës, këtë të shtunë, kundër Atleticos së Madridit.
Jo sepse trajneri holandez i ka dhënë fund aventurës së tij te “blaugranat”, por sepse klubi më në fund ka vendosur të mos apelojë vendimin e Komitetit të Konkurrencës për kartonin e kuq të drejtpërdrejtë që ai mori të enjten, në ndeshjen me Cádizin.
Argumenti i paraqitur nga klubi është se sanksioni i vendosur nga organi federativ ishte “minimumi”, kështu që apelimi i mundshëm nuk do të kishte asnjë rezultat pozitiv.
Koeman një nga dy ndeshjet që u pezullua e shleu në fitoren e Barcelonës 3-0 me Levanten, kështu që nuk do të jetë në stol as në “Wanda Metropolitano”. Katalanët në sfidën me “Los Colchoneros” do t’i drejtojë ndihmësi i holandezit, Alfred Schreuder.
Klubi i Barcelonës njoftoi se do të paraqesë një apel për të verdhën që Sergio Busquest mori kundër Cadiz në përpjekje për të larguar topin e dytë që ishte në fushë.
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...