Barcelona ka nisur sezonin e ri në La Liga në formë të shkëlqyer dhe vazhdon të jetë në krye të tabelës.
Gjiganti katalunas ka regjistruar fitore me rezultat të thellë 0 me 3 në ndeshjen e xhiros së gjashtë në kampionatin spanjoll kundër Gironas mbrëmjen e së shtunës, shkruan portali arbresh.info.
Pas dy autogolave nga Girona, Aday (17′) dhe Gorka Iraizoz (48′), “Blaugranët” shënuan golin e tretë dhe të fundit në Estadi Montillovi përmes superyllit Luis Suarez.
Sulmuesi uruguaian shënoi golin e 87-të në paraqitjen e tij të 100-të në La Liga. 30-vjeçari realizoi gol të bukur pas një kundërsulmi të shpejtë të organizuar nga skuadra e tij.
Barcelona, me rekord të plotë deri tani në La Liga duke fituar gjithçka, qëndron në krye të tabelës me 18 pikë, katër më shumë se Atletico Madridi në pozitën e dytë./arbresh.info/
https://streamable.com/67lnx
https://streamable.com/99i2h
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...