Barça e pandalshme, tjetër fitore nga Valverde (VIDEO)

18:14 | 16 Shtator 2017
Arbresh Info

Barcelona duket e pandalshme këtë sezon në La Liga.

Gjiganti katalunas ka vazhduar formën e tyre perfekte të këtij edhe në ndeshjen si mysafirë të zhvilluar kundër Getafes, shkruan portali arbresh.info.

Skuadra e Ernesto Valverdes ka regjistruar fitore me rezultat 1 me 2 duke përmbysur nikoqirët që siguruan epërsinë me një gol të bukur nga mesfushori Gaku Shibasaki në minutën e 39′.

Denis Suarez barazoi shifrat për 1 me 1 në minutën e 62′, ndërsa golin e fitores e realizoi Paulinho në minutën e 84′ pas asistimit nga Lionel Messi.

Barcelona përforcon kreun me gjithsej 12 pikë, ndërsa Getafe gjendet në pozitën e 11 me një pikë më pak se Real Madridi në pozitën e dhjetë./arbresh.info/

https://streamable.com/t9ptp

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme