Pas fitores bindëse ndaj Granadas, “Blugranët” kanë vazhduar me formë e mirë në La Liga duke mposhtur edhe skuadrën e Jorge Sampaolit.
Barcelona ka shënuar fitore me rezultat 3 me 0 në ndeshjen e xhiros së 30 të zhvilluar në ‘Camp Nou’ në kuadër të La Ligas ndaj Sevillas, shkruan portali arbresh.info.
Lionel Messi është rikthyer fuqishëm nga suspendimi duke shënuar dy gola të njëpasnjëshme (233′) (28′) . Superylli argjentinas shënoi dy herë radhazi pas golit të epërsisë nga Luis Suarez në minutën e 25′.
Barcelona aktualisht është e pamposhtur në 14 ndeshje radhazi në shtëpi ndaj Sevillas.
Gjiganti katalunas tani kryeson në tablën e La Ligas me 69 pikë, një më pak se Real Madridi që ka dy ndeshje më pak./arbresh.info
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje