Barça e pandalshme – fitore e lehtë ndaj Malagas, supergol nga Coutinho

22:37 | 10 Mars 2018
Arbresh Info

Barcelona ka përforcuar kreun në La Liga me fitoren e siguruar mbrëmjen e sotme (e shtunë).

“Blaugranët” rrëmbyen tri pikë të plota në La Rosaleda kundër Malagas duke siguruar fitore me rezultat 0 me 2 edhe pse i mungoi ylli kryesor i skuadrës Lionel Messi, shkruan portali arbresh.info.

Sulmuesi argjentinas nuk ishte në dispozicion për takimin e sotëm të gjigantit katalunas për shkak gruaja e tij Antonella Rossario solli në jetën fëmijën e tretë që nga lidhja e tyre dhjetë vjeçare. Sidoqoftë, skuadra e Ernesto Valverdes nuk e kishte fare problem mungesën e tij në ndeshjen e sotme të zhvilluar në kuadër të xhiros së 28-të në La Liga pas triumfit 1 me 0 ndaj rivalit më të afër – Atletico Madridit.

Luis Suarez arriti të shënonte përfundimisht kundër Malagas, e cila ishte skuadra e vetme në La Liga që uruguaiani ishte përballur dhe nuk kishte shënuar gol. Sulmuesi gjeti portën pas vetëm 15 minutave lojë duke shënuar gol të bukur me kokë pas një asistimit të mrekullueshëm të Jordi Albas.

Mesfushori Philippe Coutinho dyfishoi epërsinë e katalunase me një gol spektakolar në minutën e 26′. Ylli brazilian, i cili është transferuar në Camp Nou nga Liverpooli në merkaton e fundit të transferimeve, realizoi me thembër pas asistimit nga Dembele nga krahu i majtë.

Vetëm katër minuta më vonë, Malaga mbeti me vetëm dhjetë lojtarë në fushë për shkak se Samu Gardica u ndëshkuar direkt me karton të kuq nga gjyqtari Juan Martinez Munuera pas ndërhyrjes së tmerrshme ndaj Jordi Albas.

Barcelona si lidere e tabelës tani ka 72 pikë, 11 më shumë se Atletico Madridi në pozitën e dytë dhe 15 më shumë se Real Madridi në pozitën e tretë, ndërsa Malaga ka vetëm 13 pikë dhe qëndron në fund të tabelës./arbresh.info/

Shikoni dy golat nga dy ish yjet e Liverpoolit:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme