Barça e pandalshme edhe me dhjetë lojtarë

22:36 | 18 Tetor 2017
Arbresh Info

Barcelona ka regjistruar fitore me rezultat të thellë ndaj Olympiacos në Camp Nou.

Edhe pse mbetën me vetëm dhjetë lojtarë në fushë ende pa përfunduar pjesa e parë, “Blaugranët” ishin të pandalshëm ndaj kampionit grek duke shënuar fitore me rezultat 3 me 1, shkruan portali arbresh.info.

Gjiganti katalunas mbeti me 10 lojtarë pasi mbrojtësi Gerard Pique u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë tre minuta pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë. Spanjolli futi topin me dorë në rrjetën e kundërshtarit, gjë që i kushtoi me largim nga fusha.

Sidoqoftë, Lionel Messi arriti të shënonte një super gol dhe të krijonte një asistim në pjesën e dytë pas epërsisë me autogol. Golin e 100-të në UEFA Ligë të Kampionëve, reprezentuesi argjentinas e shënoi nga gjuajtja e lirë para asistimit në golin e Lucas Dignes tre minuta më vonë.

Barcelona pranoi golin e parë këtë sezon në kompeticonin më të madh evropian në minutën e 89′. Dimitrios Nikolaou realizoi me kokë pas asistimit nga Kostas Fortounis.

Skuadra e Ernesto Valverdes vazhdon në krye të Grupit D me nëntë pikë pas tri ndeshjeve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme