“Blaugranët” kanë treguar dhëmbët në ndeshjen e mbrëmjes së sotme (e shtunë) në La Liga kundër Gironas.
Barcelona e pamëshirshme ka regjistruar fitore me rezultat të thellë 6 me 1 në takimin si nikoqir në Camp Nou të zhvilluar në kuadër të xhiros së 25-të, shkruan portali arbresh.info.
Goli befasues pas një kundërsulmi të shpejtë i realizuar nga Girona për 0 me 1 në minutën e 3′ nga sulmuesi qendror Portu befasoi të gjithë, por njëkohësisht aktivizoi fuqinë superiore të Barcelonës. Gjiganti katalunas u rikthye menjëherë duke barazuar shifrat për 1 me 1 përmes sulmuesit Luis Suarez. Reprezentuesi uruguaian, i cili realizoi hat-trick në këtë takim, shënoi golin e barazimit në minutën e 5′ të ndeshjes.
Superylli Lionel Messi vendosi rekord të ri në La Liga me këtë asistim në golin nga Suerez duke u bërë lojtari me më së shumti asistime në kampionatin spanjoll, gjithsej 148. Sulmuesi argjentinas më pas realizoi dy gola të njëpasnjëshme për të përmbysur rezultatin.
Goli i parë i tij në këtë ndeshje erdhi në minutën e 30′ nga afërsia, ndërsa goli i dytë dhe mjaftë i mençur erdhi vetëm gjashtë minuta më vonë nga gjuajta e lirë.
Suarez më pas shënoi për 4 me 1 një minutë pa përfunduar koha e rregullt, ndërsa goli i tretë nga 30-vjeçari erdhi në minutën e 76′.
Mesfushori Philippe Coutinho, i cili është transferuar në Camp Nou nga Liverpooli për 160 milionë euro në merkaton e muajit janar, hapi gjithashtu llogarinë e tij te Barcelona në La Liga duke shënuar një supergol nga distanca në minutën e 66′.
Barcelona si lidere e tabelës ka dhjetë pikë më shumë se Atletico Madridi në pozitën e dytë dhe vazhdon të jetë e pamposhtur këtë sezon në La Liga./arbresh.info/
Shikoni të gjitha golat e këtij takimi:
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...