Google ADS

Barça e pakënaqur me komentet e Neymarit rreth yllit të Liverpoolit

18:21 | 25 Mars 2017
Arbresh Info

Barcelona thuhet se është e pakënaqur me komentet nga Neymar për yllin e Liverpoolit, Philippe Coutinhon.

Neymar publikisht lavdëroi yllin e gjigantit në Premierë Ligë këtë javë, transmeton portali arbresh.info. Reprezentuesi brazilian ka thënë se Coutinho do të ishte i mirëpritur për transferim në ‘Nou Camp’.

Gazeta spanjolle ‘Sport’ pretendon se mbrëmjen e kaluar përfaqësuesit e futbollistit ishin në kontakt me Barcelonën për një transferim. Por, pavarësisht marrëveshjes që është afër, drejtorët e Barcelonës nuk janë të kënaqur me Neymarin.

Ata besojnë që Neymar është duke nënçmuar bashkëlojtarin Ivan Rakitic duke lavdëruar bashkëkombësin e tij. Megjithatë, lojtari i Liverpoolit mund të zëvendësoj gjithashtu veteranin e klubit, Andres Iniestan, e ardhmja e të cili në klub është në dyshime.

Sulmuesi Lionel Messi mendon se klubi duhet të investoj diku tjetër derisa Angel Di Maria është i preferuari i tij./arbresh.info

Philippe Coutinho
Philippe Coutinho

Të ngjashme