Superylli Lionel Messi ishte padyshim lojtari falë të cilit Barcelona siguroi tri pikë të plota kundër Sevillas.
Me një hat-trick të realizuar dhe një asistim në golin e fundit, Lionel Messi jo vetëm që i siguroi fitoren Barcelonës me rezultat 2 me 4 kundër Sevillas por edhe vendosi një rekord të ri në La Liga, shkruan portali arbresh.info.
Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë vendosi një rekord të ri në La Liga duke u bërë lojtari ka shënuar më së shumti gola kundër një kundërshtari të veçantë (26 gola).
Jesus Navas (22′) dërgoi në avantazh nikoqirët duke shënuar bukur, por vetëm katër minuta më vonë u përgjigjen “Blugranët” duke shënuar me anë të sulmuesit argjentinas.
Gabriel Mercado ktheu sërish në avantazh skuadrën e trajnerit Pablo Machini, por Messi tregoi sërish klasin e tij duke shënuar supergol për 2 me 2 në minutën e 67′.
31-vjeçari finalizoi hat-tric’un në minutën e 85′ duke përmbysur njëkohësisht rezultatin për 2 me 3 para se të asistoj në golin nga Luis Suarez në minutën e fundit të kohës shtesë.
Me këtë fitore, Barcelona kryeson tabelën me dhjetë pikë më shumë se rivali më i afërt – Atletico Madrid, ndërsa Sevilla qëndron në pozitën e pestë me 37 pikë./arbresh.info/
Struga nga 8 janari nis përgatitjet, miqësore me ekipin ku l...
Presidenti serb: Zyrtari amerikan më konfirmoi se do të sank...
Haradinaj prezanton planin për daljen nga kriza energjetike
Osmani: Tahir Zemaj do të jetë gjithmonë simbol i sakrificës...
Tetë të vdekur dhe 15 të lënduar nga shpërthimi i zjarrit në...
Ministrat dhe kryeministri nën “llupën” e Prokurorisë Specia...