Google ADS

Barça “e mposhtë” Juven në garën shërbimet e De Ligt

10:52 | 20 Mars 2019
Arbresh Info

Barcelona thuhet se “beson” që ata kanë mposhtur Juventusin në garën për mbrojtësin e Ajaxit, Matthijs de Ligt, me ofertën prej 60 milionë eurove.

Bazuar në një raport nga gazeta spanjolle Sport, Barcelona është në dijeni rreth “përkushtimit” të De Ligt për t’iu bashkuar atyre dhe gjiganti katalunas ka rritur interesimin duke i ofruar atij gjithashtu një kontratë pesë vjeçare “me shumë objektiva në të”, transmeton portali arbresh.info.

Përveç kësaj, gazeta citon se “burime të afërta me negociatat” pretendojnë gjithashtu që transferimi është “rrugës” dhe katalunasit janë “shumë optimist”.

“Blaugranët” tashmë kanë finalizuar marrëveshjen me bashkëlojtarin e tij te Ajaxi dhe Holanda, Frenkie de Jong.

Juve, si pjesë e tyre, ka kthyer vëmendjen te 19-vjeçari por tani mund të detyrohen të fokusohen më shumë në yjet si Ruben Dias dhe Cristian Romero./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme