Barcelona raportohet se është e gatshme për të shitur këtë verë shënjestrën e Manchester United, Neymar.
Barcelona besohet se është e shqetësuar në reprezentuesit brazilian dhe do të heq dorë nga 25-vjeçari në momentin kur ndonjë klub shprehet i gatshëm për të paguar klauzolën e tij prej 170 milionë funta, transmeton portali arbresh.info.
Lexo edhe: Lionel Messi nuk e do këtë lojtar në Barcelonë (FOTO)
Sipas gazetës spanjolle ‘Diario Gol’, drejtorët e Barcelonës janë të gatshëm për shitur superyllin këtë verë për të sjell tre lojtarë të rinj në skuadër: Antonio Girezman (Atletico Madrid), Hector Bellerin (Arsenal) dhe Marco Verratti (PSG).
Manchester United ka qenë duke kërkuar transferimin e tij gjatë verës dhe babai i lojtarit ka pretenduar se “Djajtë e Kuq” kanë shtruar një ofertë te Barcelona për shërbimet e tij.
Klubi në Premierë Ligë ka kërkuar edhe së fundmi transferimin e tij derisa PSG është gjithashtu e interesuar si dhe ka fuqinë financiare për të transferuar lojtarin./arbresh.info
Sulmohen me kaçavidë dy persona në Deçan, dy të dyshuar dërg...
Kryeministri Kurti pret në takim zyrtarin e lartë amerikan R...
Gjendja skandaloze e rrugës së Matiçanit, banorët kërkojnë z...
Boeing dhuron 1 milion dollarë për inaugurimin e Trump
Prokuroria ngrit aktakuzë për korrupsion ndaj dy personave q...
Klubet saudite të gatshme të eklipsojnë pagën e Ronaldos duk...