Barcelona ka regjistruar fitore minimale në Old Trafford kundër Manchester United mbrëmjen e sotme (e mërkurë).
Falë një autogoli nga Luke Shaw, gjiganti katalunas u largua nga Old Trafford nga takimi i parë në kuadër të çerekfinales në UEFA Ligë të Kampionëve me një epërsi prej 0 me 1, shkruan portali arbresh.info.
Superylli Lionel Messi krijoi një super asistim në minutën e 12′ të ndeshjes për sulmuesin Luis Suarez duke e dërguar atë me kokë në rrjetën e portierit David De Gea. Mirëpo, UEFA njoftoi më pas se ishte autogol për shkak se mbrojtësi i “Djajve të Kuq” kishte prekur topin i fundit.
Sulmuesi argjentinas u gjakos në fytyrë gjatë këtij takimi pas një goditje nga Smalling ndërkohë që mediat spanjolle pretendojnë se 31-vjeçari luajti gjatë gjithë ndeshjes me hundë të thyer.
Nikoqirët tentuan me anë të kundërsulmeve për rikthim në ndeshje derisa “Blaugranët” dominuam plotësisht me posedim të topit.
Ndeshja tjetër mes dy skuadrave zhvillohet në Camp Nou javën e ardhshme./arbresh.info/
Krasniqi: Toni, fituesi i 5 medaljeve olimpike si trajner, ë...
Telekomi i Kosovës mban konferencë për media, pjesëmarrës Ku...
Kina, Meksika, Kanadaja reagojnë ndaj kërcënimeve të Trumpit...
Protesta e PD-së në Tiranë, 44 të shoqëruar në komisariatet ...
Osmani pritet nga Presidenti i Kolumbisë: Mirënjohëse pafund...
Protesta e opozitës në Tiranë, lirohen 21 protestues