Barça do të duhet të lirojë 200 milionë euro paga për rinovimin e Leo Messit

18:49 | 25 Qershor 2021
KRG

Nuk është sekret që Barcelona është e detyruar të zvogëlojë skuadrën këtë verë në mënyrë që të ul shpenzimet dhe të përshtatet me kufirin e pagave të La Ligas.

RAC 1 ka raportuar këtë të premte se Barcelona do të duhet të lirojë rreth 200 milionë euro për të rinovuar me i Leo Messin.

Vazhdimësia e sulmuesit sjell shumë të ardhura në formën e sponsorizimit dhe markës në klub, por gjithashtu detyron institucionin të shtrëngojë rripin pasi paga për të mbetet e lartë.

Nuk duhet harruar që fatura e pagave te Barcelona tani përfaqëson 110 për qind të të ardhurave dhe rregulli i fair play financiar thotë se kufiri është 70 për qind.

Joan Laporta paralajmëroi tashmë se situata ishte e komplikuar. Për këtë arsye, Barcelona po punon për operacionin e largimeve urgjente, duke bërë që rinovimi për kapitenin të mos vonohet.

Tani Laporta duhet të zvogëlojë 200 milionë të pagave në një kohë rekord, ndërsa kundër e ka faktin që shumë klube janë të prekura ekonomikisht për shkak të pandemisë.

Messi aktualisht ka një pagë prej 70 milionë euro në vit. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme