Barça dhe Reali në ‘luftë’ të ashpër për talentin e radhës brazilian

19:35 | 8 Nëntor 2017
Arbresh.info

 

Gjigantët e futbollit spanjoll janë gjithmonë në garë, si në fushë si dhe jashtë saj.

Lojtarët brazilian gjithmonë janë synim i të dy klubeve, gjatë tërë historisë të këtyre dy klubeve kanë luajtuar shumë emra të njohur brazilian si Ronaldinho (Barcelonë), Ronaldo Nazario (Barcelonë & Real Madrid), Robert Carlos (Real Madrid) dhe Neymar (Barcelonë).

Sulmuesi Lincoln është talenti i radhës nga Brazili që ka filluar të bëj emër dhe tashmë të dy klubet janë duke shfaqur interesim të madh për shërbimet e tij, raporton Marca, transmeton arbresh.info.

Por, klubi i tij Flamengo nuk dëshiron të dëgjojë shumë të parave që janë nën vlerën 30 milionë eurove.

17 vjeçari ka shkëlqyer me kombëtaren e Brazilit U-17 në Kupën e Botës të mbajtur në Indi.

Reali muaj më parë ka blerë bashkëlojtarin e Lincoln, Vinicius Junior për shumën e 45 milionë eurove. /arbresh.info/

lincoln

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme