Barça dhe Reali në “luftë” për Van de Beek

19:52 | 14 Maj 2019
Arbresh Info

Bazuar në një raport së fundmi nga Mundo Deportivo, rivalët në La Liga – Barcelona dhe Real Madridi janë të vendosur për të luftuar këtë verë për nënshkrimin me mesfushorin Donny van de Beek nga gjiganti holandez Ajaxi.

Nuk është sekret që Van de Beek është një lojtar shumë i kërkuar pas një sezoni të jashtëzakonshëm që kishte ndërkohë që një seri klubesh janë sillur përreth tij me shpresën për të siguruar nënshkrimin e tij, transmeton portali arbresh.info.

22-vjeçari ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve dhe pasi shënoi 17 gola nga mesfusha, është e qartë për të kuptuar se të gjithë janë të interesuar.

Frenkie de Jong do t’i bashkohet këtë verë Barcelonës dhe Matthijs de Ligt pritet të bëjë të njëjtën gjë për kalim në Camp Nou.

Mirëpo, Real Madridi do të bëjë të pamundurën për të ndaluar gjigantin katalunas për të siguruar “hat-trick” edhe jashtë fushe./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme