Sipas raporteve të ndryshme, Barcelona dhe Real Madridi do të luftojnë gjatë merkatos së ardhshme verore për të siguruar transferimin e Davinson Sanchezit.
Dy gjigantët spanjoll së fundmi kanë luajtur njërën nga ndeshjet më të mëdha në botën e futbollit ku Lionel Messi shënoi golin e tij të 500-të në minutat e fundit të kohës shtesë duke i dhënë dhuruar fitoren Barcelonës, transmeton portali arbresh.info.
Por, dy rivalët e përbetuar do të përplasen sërish gjatë verës në garën për të nënshkruar me mbrojtësin e Ajaxit, Sanchez. Të dy skuadrat kanë ndërmend të përforcojnë mbrojtjen e tyre derisa kontrata e Pepes skadon gjatë verës për Realin dhe Jeremy Mathieu pritet të largohet nga Barcelona.
Lexo më shumë: Yjet që u shkatërruan nga Lionel Messi (VIDEO)
Sipas gazetës ‘Don Balon’, mbrojtësi qendror nga Kolumbia, i cili ka bërë vetëm një paraqitje për vendin e tij, është në krye të listës së shënjestrave të tyre.
Skuadra holandezi i ka vendosur një çmim prej 25 milionë euro talentit 20-vjeçar.
Skuadra e Luis Enriques pritet të arrijë më lehtë marrëveshje për shkak të raporteve të klubit me Ajaxin, por presidenti i Realit, Florentino Perez, është i përgatitur për të mos lejuar lehtë shënjestrën e tyre t’i bashkohet gjigantit katalunas./arbresh.info
Bentacur pëson lëndim të rëndë
Kampionia bie për herë të dytë në Prizren këtë sezon
Zyrtari amerikan pritet në takim nga Rama: Integrimi në BE, ...
Kader Kicaj publikon pamje nga festa e ditëlindjes
Bora vazhdon shkëlqimin, triumfon ndaj Yllit në kryeqytet
“Mos prek me dorë”, tensionohet situata mes Gjestit dhe Gert...