Barcelona është e vendosur për të nënshkruar me shënjestrën kryesore të Manchester United, Antoine Griezmann.
Siç raportojnë mediat angleze, ylli i Atletico Madridit, Griezmann është shënjestra kryesore e gjigantit anglez për transferim gjatë verës, transmeton portali arbresh.info. Jose Mourinho dëshiron të sjell reprezentuesin francez në ‘Old Trafford’ derisa e ardhmja e Wayne Rooneyt dhe Zlatan Ibrahimovicit vazhdon të mbetet ende në dyshime.
Rooney është kërkuar për transferim te Evertoni dhe Super Liga e Kinës, ndërsa Ibrahimovic është thënë se do të kalojë tek La Galaxy.
Megjithatë, gazeta spanjolle ‘Mundo Deportivo’ pretendon se Barcelona mund të shkatërroj planet e Jose Mourinhos për transferim. Raportohet se gjiganti katalunas është duke menduar të shtroj ofertë për Griezmannin ose yllin e Juves, Paulo Dybalan.
Ylli i Atleticos ka pranuar së fundmi se është i hapur për transferim te Barcelona, Real Madridi dhe Bayern Munichu.
Barça është duke kërkuar një top sulmues për të garuar me Lionel Messin, Luis Suarezin dhe Neymarin.
Paco Alcacer duket se është duke kërkuar largimin nga klubi në fund të sezonit dhe Lionel Messi dëshiron që në ‘Camp Nou’ të arrrijë një sulmues i klasit botëror si zëvendësues i tij./arbresh.info
Kurti nesër pas mbledhjes së Qeverisë organizon pritjen për ...
“Shkon këndon nëpër kafet e Komoranit”, Xheneta tregohet e a...
Kurti, Çeku e Sokoli vizitojnë Lirinë e Prizrenit, diskutojn...
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...