Barça bënë edhe një hap afër titullit

23:26 | 23 Prill 2019
Arbresh Info

Me tri pikë të siguruara këtë mbrëmje (e martë) kundër Alaves, Barcelona ka bërë edhe një hap tjetër rreth mbrojtjes së titulli.

Gjiganti katalunas ka mposhtur me rezultat 0 me 2 skuadrën nikoqire të takimit të xhiros së 33-të në La Liga këtë mbrëmje, shkruan portali arbresh.info.

Carles Alena realizoi bukur golin e epërsisë për “Blaugranët” në minutën e 54′ të pjesës së dytë para se sulmuesi Luis Suarez të dyfishonte shifrat duke shënuar për 2 me 0 nga pika e bardhë pas një ore lojë.

Lionel Messi e nisi takimin nga bankina dhe u inkuadrua në fushë si një zëvendësues i Ousmane Dembeles menjëherë pas golit nga reprezentuesi i uruguaianit.

Barcelona tani ka 80 pikë, 12 më shumë se rivali më i afërt – Atletico Madridi, ndërsa Deportivo Alaves ka 46 pikë dhe qëndron në pozitën e tetë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme