Barça arrin marrëveshje me mbrojtësin Junior Firpo

14:47 | 3 Gusht 2019
Arbresh Info

Gjiganti spanjoll FC Barcelona tani ka arritur një marrëveshje për të nënshkruar me mbrojtësin e Real Betisit, Junior Firpo.

Firpo është përfolur shumë për transferim te Liverpooli dhe Manchester United pasi shkëlqeu te skuadra U-21 e Spanjës gjatë Kampionatit Evropian U21 së fundmi, transmeton portali arbresh.info.

https://twitter.com/brfootball/status/1157621204980764672

Calciomercato shkruan se një marrëveshje mes dy klubeve është arritur.

Raporte nga medie të tjera pretendojnë se tarifa e transferimit është 18 milionë euro, ndërsa 7 milionë është pjesa e bonuseve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme