Barcelona ka konfirmuar se do të apelojnë suspendimet që do të lënë jashtë fushe yjet si Luis Suarez dhe Sergio Busquets në finalen e ‘Copa del Rey’.
Skuadra e Luis Enriques barazoi 1 me 1 ndaj Atleticos në ndeshjen e zhvilluar të martën në ‘Camp Nou’ duke triumfuar me rezultat të përgjithshëm 3 me 2, por gjiganti katalunas mbylli ndeshjen me nëntë lojtarë në fushë pasi Sergi Roberto dhe Suarez u ndëshkuan me karton të kuq, transmeton portali arbresh.info.
“FC Barcelona do të shtrojë apelimin te Komisioni i Konkurrencës kundër akuzave të caktuara në raportin e gjyqtarit për ndeshjen e dytë gjysmëfinale në ‘Copa del Rey’ kundër Atleticos”, njofton klubi përmes një deklarate zyrtare.
Sidoqoftë, Barcelona në finale pret Deportivo Alaves ose Celta de Vigon./arbresh.info
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, deri në 40 minuta pritje te ...