Google ADS

Barça afër shërbimeve të mbrojtësit David Alaba

21:37 | 29 Mars 2019
Arbresh Info

Shpresat e Barcelonës për të nënshkruar me mbrojtësin e Bayern Munichut, David Alaban, janë rritur pas transferimit të Lucas Hernandezit te “Bavarezët”.

Reprezentuesi austriak është kryesisht një mbrojtës i krahut të majtë dhe gjiganti katalunas dëshiron të rris konkurrencën në këtë departament për qendërmbrojtësin Jordi Alba, transmeton portali arbresh.info.

E ardhmja e Alabas te klubi bavarez është gjithashtu në dyshime për shkak se raportet sugjerojnë që mbrojtësi i Atleticos, Hernandez, ka një marrëveshje për t’iu bashkuar kampionit gjerman duke e shtyrë atë drejtë largimit.

26-vjeçari, marrëveshja e të cilit është e vlefshme deri më 2021, ka bërë 335 paraqitje për kampionin gjerman qysh pas debutimit në vitin 2009 dhe ka shënuar 28 gola.

Një numër i madh i mbrojtësve janë përfolur për transferim gjatë verës në Camp Nou, përfshirë Nacho Monrealin e Arsenalit dhe Filipe Luisin e Atleticos, të cilit do të mbesin pa kontratë këtë verë.

Një raport nga France Football në fillim të kësaj jave sugjeroi gjithashtu se austriaku do të transferohet te “Blaugranët”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme