Google ADS

Barça 100 milionë për mesfushorin Marco Verratti

15:04 | 11 Qershor 2017
Arbresh Info

Barcelona është e vendosur për të shtruar një ofertë prej 100 milionë euro për Marco Verratin pasi mesfushori i Paris Saint Germain ka njoftuar klubin se dëshiron të largohet këtë verë.

Reprezentuesi 24-vjeçar i Italisë është gjithashtu në radarin e Manchester United dhe Chelseat, por raporte në Spanjë pretendojnë se është Barcelona ajo që udhëheq garën, transmeton portali arbresh.info.

Po ashtu, besohet që Verrati ka folur me drejtorin e ri të PSG-së, Antero Henrique, duke i treguar rreth dëshirës së tij për tu larguar këtë merkato nga kryeqyteti francez.

‘Mediaset Premium’ shkruan se Barcelona nuk është duke humbur më shumë kohë në garën e tyre për superyllin dhe janë të gatshëm për të shtruar një ofertë madhështore prej 100 milionë euro te gjiganti në Liga 1./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme