Paris Saint-Germain e nisi sezonin e ri me një barazim 0-0 përballë Lorient, me Luis Enrique-n i cili debutoi kështu në kampionatin francez, Ligue 1.
Një nisje ndoshta jo e mirë, apo e duhura për kampionët e Francës, por trajneri spanjoll nuk e ka bërë dramë këtë barazim, ndërsa në shtëpinë e kryeqytetasve ka ende punë sa i përket merkatos.
Ish-trajneri i Barcelona-s theksoi se skuadra e tij ishte shume komforte në mbrojtje, por e ndrojtur në sulm, duke lëshuar kështu një sinjal edhe për drejtuesit.
“Është vetëm një barazim dhe është vetëm java e parë. E vlerësova shumë sjelljen e lojtarëve në fushën e lojës, sidomos në mbrojtje. Performanca në këtë repart ishte shumë e mirë, sidomos në pjesën e dytë. Ndoshta ju keni krijuar idenë se ne e dominuam kundërshtarin, por unë them se nuk krijuam shumë raste, por besoj se ky skenar do të ndryshojë me kalimin e ditëve. Sa i përket lojtarëve që më surprizuan më shumë? Padiskutim Ugarte, ai ishte fantastik dhe jam i lumtur për të sepse ai ka ardhur në një kampionat të ri, por shumë shpejt do ta shihni se çfarë është në gjendje të bëjë. Ne duhet të punojmë më shumë me topin, të jemi më efikas dhe më kërkues.” – tha fillimisht Luis Enrique.
Më pas trajneri u ndal edhe te kryefjala e momentit, Kylian Mbappe, me trajnerin që u tregua maksimalisht diplomat.
“A erdhi Mbappe të na takonte pas ndeshjes? Po sigurisht që po, besoj se kjo nuk është diçka e çuditshme, apo duhet të komentohet shumë.” – përfundoi trajneri spanjoll.
Mbappe e ndoqi sfidën përballë Lorient nga tribuna, ndërsa është bashkuar me skuadrën në stërvitje, por mbetet për t’u parë nëse ai do të zbresë në fushën e lojës fundjavën e ardhshme në transfertën e Toulouse./ss
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...