Partizani ka bërë të gjitha përgatitjet për duelin ndaj Skënderbeut që zhvillohet në stadiumin e Beogradit.
Ky stadium, një prej më të vjetërve në rajon, ka qenë qendër e incidentit të madh në ndeshjen Shqipëri – Serbi.
Aty ndodhi edhe rrahja nga tifozët terrorist serb ndaj futbollistëve shqiptarë në stadium, pasi droni i famshëm fluturoi në stadium.
Por, UEFA po përcjell nga afër situatën para ndeshjes Partizani – Skënderbeu dhe telegraf.rs shkruan se masa të rrepta të sigurisë janë ndërmarrë për ktë takim.
Në stadium nuk do të lejohen banerë që ofendojnë shqiptarët në asnjë formë, por në rast se ndonjë tifoz do t’ia dalë të fusë ndonjë baner, atëherë do të largohet për 2 minuta nga sigurimi i stadiumit.
Ditë më parë u raportua se 96 kamera do të përcjellin sjelljen e tifozëve dhe koret e tyre të cilat në asnjë formë nuk duhet të jenë fyese dhe me orientim etnik. Po ashtu do të kërkohet parandalimi i koreve raciste sikurse në ndeshjen ndaj Shkëndijës.
UEFA do të përcjellë situatën dhe Partizani kërkon që të shmanget secili incident edhe më i vogël i mundshëm për të parandaluar ndonjë dënim me pasojë kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Evropës.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...