Balotelli transferohet te Parma?

20:16 | 3 Gusht 2018
Arbresh.info

Mario Balotelli nuk do të transferohet te skuadra e rikthyer në Serie A, Parma.

Ditëve të fundit ka pasur shumë lajme për rikthimin e Balotellit në futbollin italian, te skuadra e Parmës.

Sulmuesi italian ka shprehur haptas dëshirën për t’u larguar nga Nice pas qëndrimit dy vjeçar.

Skuadra e Parmës ka njoftuar se është e pamundur të arrihet marrëveshja me Balotellin.

Megjithëkëtë, ka mundësi të mëdha që Balotelli të rikthehet në Serie A, pasi ka edhe disa skuadra tjera të interesuara për të, njëra ndër to edhe Fiorentina.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme