Mario Balotelli është gati të shfrytëzojë shansin e fundit, siç e përcaktoi vetë Adriano Galliani. Sulmuesi italian duhet të thirret nga Brocchi për ndeshjen e madhe të Serisë B, Monza-Salernitana, që do të zhvillohet të mërkurën.
Pas një periudhe relativisht të shkurtër stërvitje intensive, Balo i ka humbur pesë kilogramë dhe është gati të dëfrehet në fushë dhe të fitojë tri pikë, edhe nëse do t’i duhet ta nisë në stol.
30-vjeçari nuk luan një ndeshje zyrtare që nga muaji mars.
Corriere della Sera tregon javët e fundit të 30-vjeçarit të ndarë midis hotelit (sipas paktit me Gallianin duhej të jetonte jo më larg se 30 km nga Monza dhe jo në Brescia siç do të dëshironte), shoferit personal (i cili e shoqëron atë në stërvitje, për të mos u vonuar) dhe dietës.
Në fakt, Balotelli i ka dërguar Gallianit fotot e peshores çdo mëngjes për të vërtetuar progresin në zvogëlimin e masës dhjamore: “Ai duket shumë i motivuar, ka ardhur tek ne me qëllimet më të mira dhe tani gjithçka varet vetëm nga ai”.
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...