Balotelli: Duhet të vras Messin dhe Ronaldon për të fituar Topin e Artë

16:05 | 27 Maj 2017
Arbresh Info

Sulmuesi italian Mario Balotelli vazhdon me ambiciet e tij për të fituar një ditë Topin e Artë, por pranon se duhet të vrasë superyjet si Lionel Messi ose Cristiano Ronaldo për të siguruar çmimin.

“Më duhet të vras këta dy për ta fituar Topin e Artë”, tha ai për ‘Brescia Oggi’, transmeton portali arbresh.info. “Ajo që kam bërë që nga fillimi i karrierës time nuk ka qenë e mjaftueshme, duhet të bëjë më shumë”

Kontrata e Balotellit në Nice do të skadojë në fund të muajit qershor dhe e ardhmja e tij vazhdon të mbetet ende e pa qartë derisa Marseille vazhdon të jetë e lidhur me transferimin e 26-vjeçarit.

Ai ka përfunduar sezonin me 15 gola nga 23 paraqitjet e tij në Liga 1./arbresh.info

Të ngjashme