Mario Balotelli dëshiron të rikthehet në Serie A, kampionat ku nuk luan prej sezonit 2019/2022. Që korrespondon me aventurën e tij të parë me Brescian,
30-vjeçari është pjesë e Adana Demirspor në Superligën turke. 3 gola ka shënuar Balotelli në 5 ndeshje me skuadrën turke, ndërkohë që për momentin nuk po luan për shkak të një dëmtimi në gju.
Agjenti i tij është takuar me Sabatinin, drejtorin sportive të Salernitanës. Skuadra nga Salerno është në kërkim të përforcimeve për të siguruar mbijetesën.
Balotelli është pro transferimit në Arechi nën urdhrat e Simone Inzaghit, por marrëveshja finale nuk është arritur akoma.
Për ish-sulmuesin e kombëtares italiane kanë shprehur interesim edhe Empoli dhe Udinese, dy klube të tjera të Serie A. Por, Salernitana mbetet pista më konkrete.
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...